Kosova dhe Bosnja duhet të futen në NATO me procedurë të shpejtë, BE nuk duhet të afrojë satelitë rus si Serbia
Shkruan Nezir Kraku
Ukraina…
Në dhjetor pata shkru se po shkohej drejtë një lufte në Evropë e cila në çdo moment mund të bëhet luftë totale dhe shkatërruese.
Sot ajo luftë po bëhet realitet shkaku i një uzurpatori sociopat i cili ka marrë peng 150 milionë rusë dhe i ka vu vetes synim përmbysjen e 75 viteve paqe e prosperiteti në Evropën e Vjetër.
Origjinat apo arsyet e këtij hovi barbar janë të ndryshme por kryesorja nga to është «largimi i Amerikës nga Evropa» nën presidencën e Donaldit, një tjetër sociopat matanë Atlantikut, i cili për 4 vite rresht e glorifikonte Putinin, e trimëronte dhe u thoshte aleatëve «mbrohuni vet!» se «unë s’paguaj më për ju».
Prandaj, Putini ishte aq i mobilizuar për rizgjedhjen e Donaldit sepse me një mandat të dytë të tij, edhe Varshava mund te bëhej ruse, lëre më Kievi.
Megjithatë, NATO dhe aleancat demokratike përsëri po rizgjohen e forcohen për ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e lirisë së popujve. Amerika dhe aleatët në Evrope po bëhen gati për luftë totale sepse makineria ruse nuk do ndalet në Kiev.
Në këtë kontekst tragjik dhe urgjent, Kosova dhe Bosnja duhet të futen në NATO me procedurë të shpejtë në mënyrë që mos të ketë « vrima » drejt Evropës përmes Ballkanit. Edhe BE duhet ta rishikoj me urgjencë axhendën e saj për afrimin e Ballkanit dhe kështu zgjerimin e sferës gjeostrategjike bashkë me NATO-n.
Në këto pika mund të ndihmojnë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Kroacia duke kërkuar siguri dhe qartësi nga aleatët tanë. Nuk mund të ketë qetësi në Evropë pa u mbyllë cikli i integrimit të Ballkanit dhe pa u qartësu pozita e Serbisë në rajon. BE nuk duhet ta afroje pranë vetes një satelit rus në këto rrethana.
Populli i Ukrainës sot është populli i Kosovës në vitet 98-99.
Jemi me të!
Rruga Press