Bota

Çfarë dimë deri tani për bombardimet në Ukrainë

Pak para orës 3 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe qytete të tjera të Ukrainës ndërsa Putin po fliste.

Kufijtë e të paktën katër rajoneve të Ukrainës janë shkelur nga forcat ruse, thotë Sky News.

Lexo më shumë  Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët

Autoritetet ukrainase raportojnë se shumë njerëz janë vrarë tashmë, duke përfshirë:

Gjashtë persona në Brovary, afër Kievit
Një djalë që mbeti i vrarë kur një ndërtesë apartamentesh u granatua në Kiev
18 persona janë kapur në një sulm me raketa në Odessa
Tre roje kufitare
Tymi dhe zjarri janë parë që vijnë nga një aeroport në Mariupol, në Ukrainën juglindore, ku tanket ukrainase janë parë duke lëvizur.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se qeveria do t’u sigurojë armë njerëzve që i duan ato dhe atyre me përvojë ushtarake u kërkohet të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *