Borrell: Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është ora më e errët për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një nga “orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Këto janë ndër orët më të errëta për Evropën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” u tha gazetarëve ai.
Borrell premtoi “ndihmë urgjente për Ukrainën” si dhe mbështetje për evakuim duke përfshirë edhe stafin e BE-së.
Duke folur së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Borrell tha se masat ndëshkuese nga blloku 27-anëtarësh kundër Rusisë do të jenë “paketa më e ashpër e sanksioneve që është zbatuar ndonjëherë”.
Von der Leyen tha se do të paraqesë sanksione “masive dhe strategjike” kundër Rusisë për miratim më vonë sot.
Rruga Press

