Bota

Granatime në qytetin ukrainas Kharkiv – publikohen pamjet ku shihen predhat ruse nëpër rrugë

Një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaq raketat ruse që kanë goditur qendrat e qyteteve ukrainase, pavarësisht deklarimeve të ushtrisë ruse se kanë për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake.

Pamjet janë realizuar në qytetin e Kharkivit, ku shihet bishti i një predhe të shkrepur nga sistemi raketor Smerch.

Lexo më shumë  Komandanti i lartë rus mes 29 viktimave nga rrëzimi i avionit Antonov në Krime

E duket se ajo nuk kishte shpërthyer plotësisht dhe një copëz e saj kishte mbetur në trotuar – shumë afër një kishe, shkruan The Guardian.

CIT – një grup hulumtues, ka konfirmuar se videoja është realizuar në Kharkiv, dhe shihen pasojat nga shkrepja e një rakete nga sistemi raketor Smerch.

Mediat ukrainase raportojnë se raketa të tilla po përdoren mbi popullatën në qendër të qytetit – të paktën të njëjtën gjë e thonë edhe nga CIT.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *