(Zyrtare) Përfaqësuesja e Kosovës me trajner të ri
Tashmë është zyrtare, Kosova ka emëruar në krye të pankinës trajnerin francez Alan Zhires.
Sot me anë të një konference për shtyp presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka prezantuar trajnerin e ri të përfaqësueses së Kosovës, i cili ka firmosur një kontratë deri në nëntor të vitit 2023.
Në karrierën si trajner Zhire ka drejtuar ekipin e Tuluzit, nga viti 1996 deri më 1998-ën dhe më pas 1999-2000.
Po ashtu ka trajnuar edhe ekipin e Parisit për një periudhë të shkurtër në vitin 1998 dhe më pas të FAR Rabat nga 2001-shi deri në 2003-shin.
Nga viti 2004 ka filluar eksperiencat me ekipet kombëtare, ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004-2005), Gabonin (2006-2010), Malin (2010-2012 dhe 2015-2017), Senegalin (2013-2015) dhe kombëtarja e fundit që ka drejtuar Zhire është ajo e Tunizisë për sezonin 2018-‘19.
Rruga Press