Lajme

(Video) Shoferi në Maqedoninë e Veriut plagos policin me thikë dhe përplas me makinë dy të tjerë

Gjatë ditës së djeshme në Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut u sulmuar disa policë, njëri prej të cilëve është sulmuar me thikë, ndërsa dy të tjerë janë goditur me makinë. E gjithë ngjarja është xhiruar nga shoferë të tjerë të pranishëm aty.

“Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnjë, makina “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk i është ndaluar policisë dhe ka goditur me makinë dy prej tyre. Menjëherë pasi ndaloi ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë. Ai është ndaluar dhe është dërguar në komisariat, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *