Bota

Siria mbështet vendimin e Rusisë për dy rajonet separatiste

Siria deklaroi se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet separatiste, Donjeck dhe Luhansk, si të pavarura.

“Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donjeck dhe do të bashkëpunojë me to”, u shpreh ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.

Mihdad i ka bërë këto deklarata në Forumin Valdai në Moskë, më 22 shkurt.

Lexo më shumë  Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

“Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot, është e ngjashme me atë që ka bërë kundër Sirisë gjatë luftës terroriste”, shtoi ai.

Rusia është aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad që prej shpërthimit të luftës në Siri më 2011.

Mikdad tha se SHBA dhe Perëndimi “vazhdojnë të mbështesin terrorizmin në Siri, i cili përbën kërcënim për Lindjen e Mesme dhe botën”.

Më 21 shkurt presidenti rus Putin deklaroi se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim e të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.

Lexo më shumë  PAMJET/ Bie dëborë në shkretëtirën e Saharasë

Ai po ashtu tha se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si “paqeruajtës”, deklaratë të cilën Perëndimi dhe SHBA e kanë konsideruar si “të pakuptimtë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *