Ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë vaksinon afganët e strehuar përkohësisht në Kosovë
Një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë ka vaksinuar afganët e strehur përkohësisht në kampin Bondsteel në Kosovë me vaksina të poliomelitit.
Kështu ka bërë të ditur ambasada amerikane përmes një njoftimi.
Sipas tyre, ky lloj vaksinimi është kusht që afganët të mund të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.
“Të premten, një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë vaksinoi afganët e strehuar përkohësisht në kampin Liya/Bondsteel me vaksina të poliomelitit të dhuruara nga Kosova, duke i sjellë ata një hap më afër plotësimit të kërkesave për udhëtimin e tyre dhe zhvendosjen në ShBA. Faleminderit Kosovë për mikpritjen dhe bujarinë tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Rruga Press