Ja 4 sanksionet që pritet që Bashkimi Evropian t’i vendosë Rusisë
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë diskutuar saktësisht se çfarë sanksionesh duhet të vendosin ndaj Rusisë, dhe ne kemi pak më shumë detaje për këtë tani.
Një burim i Komisionit të BE-së i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se opsionet që po shqyrtohen janë:
- Përjashtimi i rajoneve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut nga marrëveshja e tregtisë së lirë midis BE-së dhe Ukrainës
- Ndalimi i tregtisë së obligacioneve shtetërore ruse në tregun evropian
- Sanksionimi i disa qindra anëtarëve të parlamentit të ulët të Rusisë që votuan për njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore
- Sanksionimi i kompanive dhe bankave të përfshira në financimin e aktiviteteve separatiste
Rruga Press