BotaKryesore

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës: Të vendosen sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë të ditur se ka folur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me veprimet e Rusisë.

Kuleba përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se duhet t’i vendosen sanksione të ashpra Rusisë.

“Duke marrë parasysh dinamikën e situatës, pata një tjetër telefonatë me Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, përpara takimit tonë të nesërm në Uashington, DC. Tema kryesore: sanksionet. Theksova nevojën për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë në përgjigje ndaj veprimeve të saj të paligjshme”, ka shkruar Kuleba.

Lexo më shumë  Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *