Japonia do t’i bashkohet çdo sanksioni të udhëhequr nga SHBA ndaj Rusisë
Japonia ka të ngjarë që t’i bashkohet sanksioneve të udhëhequra nga SHBA-ja ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e çipeve dhe eksporteve të tjera kyçe të teknologjisë, nëse Presidenti Vladimir Putin urdhëron një pushtim të Ukrainës, raportoi të martën gazeta Yomiuri.
Ndalimi i eksportit të teknologjisë që Japonia po mendon do të ishte më i gjerë se ai i vendosur ndaj Rusisë në 2014-n, pasi pushtoi Krimenë, me Tokion që po shqyrton gjithashtu kufizime më të forta ndaj bankave ruse, tha Yomiuri.
Kohët e fundit, Tokio është shqetësuar për një ringjallje të aktivitetit ushtarak rus në Azinë Lindore dhe thellimin e bashkëpunimit të Moskës për sigurinë me Kinën fqinje.
©Rruga Press