Bota

Vuçiq thotë se kriza e Ukrainës mund të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se ka shqetësime se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Vuçiq ka vlerësuar se edhe Serbia do të përjetojë presion të madh për shkak të ngjarjeve botërore që do të shkaktojnë krizë në disa fusha.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai i ka bërë këto deklarata pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar të hënën, 21 shkurt, trupat ruse që të dërgohen në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar se përshkallëzimi ushtarak do të nxisë pasoja masive për Moskën.

Ky vendim i Putinit ka ardhur disa orë pasi ai ka nënshkruar dekretet për të njohur dy rajonet lindore të Ukrainës si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura.

Në dekret është thënë se vendimi duhet të zbatohet menjëherë.

Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër vendimin e Putinit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbesin plotësisht mbështetëse të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj ndërkombëtarë./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *