BotaKryesore

Senatori amerikan Graham bën thirrje për ‘shkatërrimin’ e rublës dhe sektorit rus të naftës dhe gazit në përgjigje të agresionit të Putinit

Senatori amerikan Lindsey Graham bëri thirrje që të “shkatërrohet rubla dhe të shtypet sektori rus i naftës dhe gazit” në përgjigje të agresionit të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

Grahami e bëri thirrjen në një postim në Twitter, të postuar pas fjalimit të Putinit, në të cilin ai njohu pavarësinë e zonave separatiste të Republikës Popullore të Donetsk dhe të Republikës Popullore Luhansk të Ukrainës.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

“Kur bëhet fjalë për banditë si Putini që prishin rendin botëror dhe shkatërrojnë demokracitë – mjaft është mjaft”, shkroi senatori Graham.

“Vendimi i Putinit për të shpallur Donetskun lindor dhe Luhanskun si rajone të pavarura brenda Ukrainës është njëkohësisht shkelje e Marrëveshjeve të Minskut dhe shpallje lufte kundër popullit të Ukrainës”, vazhdoi republikani nga Karolina e Jugut.

“Vendimi i tij duhet të përballet menjëherë me sanksione të forta për të shkatërruar rublën dhe për të shtypur sektorin rus të naftës dhe gazit”, shtoi Graham.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Situata në Ukrainë është bërë e rëndë, me njohjen e qeverive separatiste nga Putini që ka të ngjarë të çojë në konflikt.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *