Publikohen imazhet satelitore, ushtria ruse vetëm 15 kilometra larg kufirit me Ukrainën
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se mundësia që Rusia të pushtojë Ukrainën është më afër se kurrrë, pavarësisht se presidenti amerikan Joe Biden pranoi paraprakisht të mbajë një samit me homologun e tij rus Vladimir Putin, shkruan BBC
Bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.
Por pavarësisht përpjekjeve për bisedime, sipas raporteve të Shtëpisë së Bardhë, Kremlini po vazhdon të përgatisë një “sulm në shkallë të plotë shumë shpejt”.
Këto imazhe të fundit satelitore tregojnë vendosjen në terren të pajisjeve të blinduara dhe trupave rusë pranë kufirit me Ukrainën.
Rruga Press