Bota

Ministri francez: Samiti Putin-Biden s’do të ndodhë përpara të enjtes

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, ka deklaruar se një samit midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, nuk do të ndodhë para së enjtes.

Derisa po fliste për transmetuesin francez LCI të hënën, Beaune tha se takimet e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov me homologun francez, Jean-Yves Le Drian dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, janë takime përgatitore për një samit midis dy presidentëve.

“Ne do ta shohim situatën pas atyre diskutimeve”, tha ai, raporton CNN.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Liderët rusë dhe amerikanë kanë rënë dakord në parim për një takim dypalësh për të diskutuar tensionet rreth Ukrainës, pas thirrjeve me presidentin francez, Emmanuel Macron, duke përfshirë tre orë diskutim me Putinin, sipas Beaune.

“Shpresa diplomatike është rikthyer nga Macron”, tha ai.

Për situatën e krijuar në Ukrainë është deklaruar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se nëse Rusia pushton Ukrainën, në parim do të shkëputej nga tregjet financiare ndërkombëtare.

“Masat do të godasin të gjitha mallrat që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi dominues globalisht dhe ato nuk kanë asnjë zëvendësim”, shtoi ajo për televizionin publik gjerman ARD.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Von der Leyen më tej paralajmëroi se nëse Putin fillon luftën, BE-ja do të përgjigjet me instrumentin më të fuqishëm, siç e quan ajo, që kanë dhe në pikën më të dobët që ka Rusia: me sanksione ekonomike dhe financiare.

“Pika e qartë e dobët e Rusisë është një ekonomi e bazuar në energjinë e karburanteve fosile, tha ajo, me dy të tretat e eksporteve të naftës, qymyrit dhe gazit”, ka shtuar ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *