Lajme

U arrestua në Shkodër, lirohet shqiptari më i kërkuar i Europolit

Edinjo Pulti i arrestuar mbrëmë gjatë një superaksioni për llogari të drejtësisë së Luksemburgut është lënë I lirë për shkak se nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

Ai u arrestua më 19 shkurt 2022 brenda një lokali nate.

Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi.

Lexo më shumë  Gjobat dhe regjistri policor - Studentët çojnë në Kushtetuese tre akte të qeverisë: Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë

I shumëkërkuari akuzohet nga autoritetet e Luksemburgut për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve

Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027, edhe bizneset gjermane kundër rritjes së taksave në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *