BallinaLajme

Strakosha drejt largimit nga Lazio

Thomas Strakosha ka kaluar një vit shumë të vështirë, por edhe 2021 pritet të jetë një malore për të.

Pas infektimit me Covid-19 gardiani kuqezi e humbi vendin e titullarit dhe tani i duhet të provojë edhe njëherë aftësitë e tij mes katërkëndëshit.

Reina po bën mjaft mirë dhe Inzaghi është shprehur se do ishte padrejtësi ta ulte spanjollin në stol. Ndërkohë në këto kushte e ardhmja e Strakoshës te Lazio vihen në dyshim për shkak se kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2022 dh nuk ka shenja rinovimi.

Lexo më shumë  Analisti malazez: Vuçiqi duhet të shpjegojë pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e viteve ’90 në Ballkan dhe mbështetjen e klaneve kriminale

Një sinjal për largimin e tij është edhe merkatoja e Lazios.

Nga Italia bëhet me dije se Igli Tare, drejtori i kryeqytetasve ka hyrë në bisedime për të transferuar portierin e Granadas, Rui Silva. Portugezi ka treguar aftësi shumë të mira mes katërkëndëshit dhe në verë mbyll kontratën e tij me klubin spanjoll.

Rruga Press

YouTube player