KryesoreLajme

Albin Kurti diskuton me Schmidtin për rrezikun e ndarjes së Bosnjës

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Munich me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar të Bosnje dhe Hercegovinës – diplomatin gjerman Christian Schmidt.

Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla folën me Schmidtin për situatën në Bosnjë, e cila vlerësohet se mund t’i ndikojë zhvillimet përreth, e sidomos ato mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  U qëllua me armë zjarri nga partneri, ndërron jetë 44-vjeçarja në Shkodër

“Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.

Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas ZKM-së, domosdoshmëria e vëmendjes së të gjithëve në Bosnjë ishte temë e këtij takimi.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thotë ZKM.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *