“Vizita e Zelensky në Mynih është një akt guximi”
Redaktori Diplomatik i Al Jazeera, James Bays, duke raportuar nga Mynihu, ka thënë se vendet anëtare të NATO-s flasin me një zë për mbështetjen e tyre për Ukrainën kundër kërcënimit rus, transmeton Rruga Press.
“Uniteti i NATO-s është sot më i fort, se në gjithë vitet e fundit”, tha ai, duke shtuar se testi i vërtetë do të jetë veprimi i unifikuar i NATO-s në rast të një pushtimi të ardhshëm rus të Ukrainës.
Bays tha se prania e Presidentit Zelenskyy në Mynih të shtunën, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA për rreziqet e sigurisë, është një akt kundërshtimi ndaj Vladimir Putinit të Rusisë.
“Mesazhi i tij në Mynih ishte: “Unë nuk jam i frikësuar, njerëzit e mi nuk janë të frikësuar”, tha gjithashtu Bays.
Rruga Press