KryesoreLajme

Kosova mirëpret vëmendjen e shtuar të Gjermanisë në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e mirëpret vëmendjen e shtuar të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor, pak pasi ky shtet emëroi për herë të parë emisar të posaçëm për rajonin.

Në një takim me bashkëdrejtuesin e Partisë së Gjelbër në Gjermani, deputetin, Omid Nouripour, Kurti ka thënë se është i gatshëm për të punuar ngushtë me qeverinë e re gjermane.

“Gjatë takimit, z. Nouripour u njoftua me progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, për rritjen ekonomike, reformat progresiste, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj agjendës së Gjelbër. Kryeministri Kurti tha synim i qeverisë që ai drejton është që ringjalljen ekonomike ta trajtojë si mundësi për t’u fokusuar drejt ekonomisë së gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit. Gjatë takimit u diskutua edhe për format e bashkëpunimit pikërisht në fushën e mjedisit dhe energjisë. Kujtojmë se objektivat e Strategjisë së re Kombëtare për Energji, e cila është duke u hartuar, do të jenë drejt energjisë së pastër dhe dekarbonizimit”, thuhet në një njoftim të Qeverisë për takimin e Kurtit me Nouripourin.

Lexo më shumë  Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Sipas njoftimit, Nouripour ka shprehur vullnet për bashkëpunim dhe ka ofruar ndihmën për Kosovën.

Të premten, Manuel Sarrazin, u zgjodh për emisar të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Sarrazin sa ishte deputet kishte thënë preras se është kundër ndarjes së territorit të Kosovës dhe që zgjidhja me Serbinë të jetë me ndryshim kufijsh. Ai njihet edhe si përkrahës i Kosovës për liberalizimin e vizave.

Lexo më shumë  Mjeku: PDK-ja pengon Komunën e Zveçanit të lidhet me ujësjellsin e Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *