Lajme

Shkelje me shpronësimin, vendndodhja e Incineratorit të Fierit u ndryshua 3 herë

Hetimet më të fundit mbi aferën e incineratorëve zbulojnë të tjera fakte për impiantin e trajtimit të mbetjeve në Fier. Dokumentet qe disponon komisioni parlamentar, tregojnë se trualli i vendosur fillimisht nga vendimi i Këshillit Bashkiak Fier në vitin 2015 ishte në fshatin Plyk pa pasur në plan ndërtimin e një incineratori.

Në vitin 2016 është ndryshuar vendndodhja në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të kryebashkiakut të Bashkisë Fierit.

Brenda vitit, në nëntor të vitit 2016 kryetari i Bashkisë Fier vendos sërish ndryshimin e vendndodhjes dhe shkon në fshatin Mbrostar.

Lexo më shumë  Dhjetëra mijëra shtëpi mbeten pa energji elektrike në Ballkan teksa dëbora dhe erërat e forta goditën rajonin

Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaron se ndryshimi 3 herë i vendit të ndërtimit të incineratorit nga Bashkia e Fierit nuk ka qenë rastësor.

Në hartë sipas saj ishin 6 mundësi shtetërore, por u zgjodh një tokë private e cila u kompensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë lekë.

Ndërkohë, në një dokument të siguruar nga redaksia rezulton se Bashkia e Fierit nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar për këtë projekt.

Nga hetimet kanë dalë dhe të dhëna në lidhje me pagesat që i janë bërë kompanisë koncensionare.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Sipas deputetëve të opozitës koncensioni i incineratorit të Fierit ka ezauruar të gjitha paratë dhe ka për të marrë dhe 250 lekë nga buxheti i shtetit.

Por administratori Loran Dusha e mohon këtë deklaratë dhe thotë se kompania ka për të marrë dhe 5 milionë euro.

Gjithashtu, ai konfirmoi se pas 40 ditësh përfundoi kolaudimi i incineratorit.

Por deri tani nuk është marrë asnjë masë për licencimin e energjisë nga ERE dhe caktimin e çmimit në momentin që impianti do të nisë punë, duke krijuar të njëjtën situatë si incineratori i Elbasanit./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *