BotaKryesore

Vritet një ushtar ukrainas

Ushtria e Ukrainës të shtunën ka raportuar vrasjen e parë të një ushtari ukrainas në disa javë dhe akuzoi rebelët e mbështetur nga Moska për përshkallëzim të sulmeve, raporton Guardian.

Komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën lindore ka thënë se ushtari mori plagë vdekjeprurëse nga predha në zonën e konfliktit që kalon nëpër dy rajonet separatiste pranë kufirit rus.

Lexo më shumë  Ermal Beqiri: Nga selfie me Macron te qelia në Francë, ironia e fatit dhe hija e dyshimeve për spiunazh 

Shërbimi emergjent ukrainas ka thënë se dy nga stafi janë lënduar gjatë një vale sulmesh të premten.

Forcat e armatosura kanë thënë se rebelët përdorën artileri të rëndë në rajonet Lugansk dhe Donetsk.

“Në këtë mënyrë armiku ynë po përpuqet që t’i detyrojë forcat tona të armatosura ta kthejnë zjarrin dhe t’i fajësojnë më pas për bombardime të civilëve”, ka thënë ushtria e Ukrainës.

Lexo më shumë  Publikohet raporti preliminar për të vrarët, të zhdukurit me dhunë dhe të vdekurit si pasojë e luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *