BotaKryesore

Pentagoni: Më shumë se 40% e forcave ruse në kufirin me Ukrainën kanë marrë pozicione sulmi

Më shumë se 40 për qind e forcave ruse të përqendruara në kufirin e Ukrainës kanë marrë pozicione sulmi, tha të premten një zëdhënës i Pentagonit , duke shtuar se Rusia kishte filluar “destabilizimin” e vendit.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 150,000 trupa ruse janë dislokuar në Ukrainën veriore, jugore dhe lindore që nga e mërkura.

Termi “pika taktike grumbullimi” i referohet zonave pranë vijave të frontit ku njësitë ushtarake shkojnë përpara se të nisin një sulm.

Sipas zyrtarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Moska tani ka vendosur 125 batalione të ushtrisë pranë kufirit me Ukrainën , krahasuar me 60 që janë atje në kushte normale dhe 80 që u vendosën në fillim të shkurtit.

Përshkallëzimi i përplasjeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase dhe deklaratat nxitëse të liderëve pro-rusë dhe Kremlinit për situatën në rajonet rusishtfolëse të Donetskut dhe Lugansk janë pjesë e “fushatës së destabilizimit në Ukrainë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, gjenerali Lloyd Austin, i tha televizionit ABC se presidenti rus Vladimir Putin tani ka mbledhur informacionin “e nevojshëm për një pushtim të suksesshëm” të Ukrainës.

Lexo më shumë  Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

“Nuk mendoj se po bën bllof”, tha ai në një intervistë për rrjetin televiziv që u transmetua dje, të premten. 

“Ai ka një sërë opsionesh në dispozicion të tij dhe mund të sulmojë brenda një kohe të shkurtër,” shtoi ai, ndërsa ishte ende në Poloni, ku u takua me trupat amerikane dhe polake.

Uashingtoni ka paralajmëruar prej javësh se Moska po kërkon një pretekst në kufi për të pushtuar Ukrainën.

Rusia i ka mohuar akuzat në një deklaratë të lëshuar të premten duke thënë se “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me sigurinë e Rusisë janë bërë më shumë se një herë.

Moska, përveç mbështetjes ndaj separatistëve, aneksoi një pjesë të Ukrainës, gadishullin e Krimesë, në vitin 2014.

Lexo më shumë  Walker dokumenton në libër masakrën e Reçakut, Kurti: Dëshmi e krimeve të luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *