Bota

VIDEO/Raportohen për shpërthime të mëdha në Luhansk të Ukrainës

Video të shumta kanë nisur të shpërndahen në rrjete sociale të premten në mbrëmje duke treguar shpërthime të mëdha që raportohen të kenë ndodhur në Luhansk të Ukrainës, qendër që udhëhiqet nga separatistët.

Videoja nuk është e verifikuar, por raportohet se shpërthimi ka ndodhur pasi një gazsjellës ka marrë flakë.

Me heret, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u shpreh i bindur se Rusia do ta pushtojë Ukrainën. Ndërsa thekson se nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave. “Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar presidentit rus.

Lexo më shumë  Kristerson: Suedia po dërgon për herë të parë anije luftarake në Detin Baltik

Duke folur në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se akuzat ruse se Ukraina po planifikon të nisë një sulm në Donbasin e kontrolluar nga separatistët, nuk qëndrojnë.

“Kjo është në përputhje me skenarin rus të cilin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët  kanë paralajmëruar për javë të tëra”, theksoi Biden.  Presidenti amerikan paralajmëroi për “sanksione të rënda” ndaj Rusisë nëse pushtohet Ukraina.

Lexo më shumë  "Gjermania dhe Franca ende pa një qeveri të qëndrueshme", DW: Pak para inaugurimit të Trumpit si president, motori i BE-së ka ngecur
https://twitter.com/WOTB07/status/1494798261533786114

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *