BBC: SHBA paralajmëron bankat dhe bizneset: Kujdes nga sulmet kibernetike ruse
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paralajmëruar bizneset dhe bankat amerikane për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia.
Zëvendësprokurorja e përgjithshme u shpreh se do të ishte marrëzi nëse në këto momente të mos rritet mbrojtja.
“Duke pasur parasysh tensionet shumë të larta që po përjetojmë, kompanitë e çdo madhësie, do të ishte marrëzi të mos përgatiteshin tani që flasim për të rritur mbrojtjen e tyre,” tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton BBC.
Ky paralajmërim vjen pasi bankat kryesore të Ukrainës dhe faqet e internetit të qeverisë u shkatërruan këtë javë.
Ministria e Mbrojtjes ishte një nga të paktën 10 faqet e internetit të Ukrainës që pushuan së funksionuari për shkak të sulmeve kibernetike.
Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë kibernetike tha se ky ishte sulmi më i madh kibernetik i këtij lloji në historinë e vendit dhe “kishte gjurmë të shërbimeve të huaja të inteligjencës”.
Rruga Press