Bota

Çfarë është operacioni ‘flamur i rremë’?

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të kryejë operacion ‘flamur të rremë’ për t’i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë. Por çfarë është ‘flamur i rremë’?

Operacionet e flamurit të rremë janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar palën përgjegjëse për sulmin – ose për të lejuar sulmuesin e vërtetë që të fajësojë një palë tjetër.

Lexo më shumë  NATO vendos dy anije në Detin Baltik mes shqetësimeve për "flotën fantazmë" të Rusisë

Termi e ka origjinën nga lufta detare në shekullin e 16-të, kur anijet – fillimisht ato të piratëve – mbanin flamujt e kombeve të tjera për të arritur elementin e befasisë.

Ka pasur shembuj të shumtë të operacioneve të flamurit të rremë në histori.

Në incidentin e Mukdenit të vitit 1931, për shembull, agjentët japonezë sabotuan një pjesë të hekurudhës për t’i dhënë pretekstin për të pushtuar Manchurinë.

Tetë vjet më vonë, agjentët gjermanë shpikën një sulm në një stacion radioje përgjatë kufirit polak më 31 gusht 1939, duke qëlluar civilë dhe duke i veshur me uniforma polake pasi kishin vdekur.

Lexo më shumë  A do të jetë viti 2025 kur ekonomia ruse të ngrihet përfundimisht nga sanksionet?

Incidenti u përdor më vonë si një pretekst që forcat gjermane të pushtonin Poloninë, duke shënuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht pretendimet e SHBA-së se planifikojnë një operacion të ngjashëm për të lejuar pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *