Kryesore

Akti i dobët i opozitës në Kosovë që braktisi sallën në ditën e Pavarësisë

Braktisja e sallës nga ana e opozitës në Kosovë ditën e përvjetorit të 14 të nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës përbën një akt të dobët në dy drejtime, së brendshmi dhe së jashtmi.

  • Së brendshmi tregon mungesën e kreativitetit në veçanti dhe opozitarizmit në tërësi duke pretenduar se po godasin kryeministrin në një ditë ku kamerat vendase dhe të huaja janë të drejtuara nga Kosova.
  • Së jashtmi, është një kontribut në dobësimit të pozicionit të Kosovës si subjekt i bashkuar në rrafshin ndërkombëtar, kur vjen puna tek interesi krucial i vendit, si sovraniteti, integriteti territorial, siguria dhe integrimet.
Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ky akt pra tregon për dobësimin e opozitarizmit, i cili nuk është rënie e thjesht trupit opozitar, por edhe e kritikës së mirëfilltë ndaj qeverisjes. Duke e bërë keq opozitën, dëmtohet interesi publik po aq sa potencialisht nga qeverisja e keqe.

Dëmi më i madh ndodh sa i përket kontekstit rajonal dhe sidomos në kohën e krizës Rusi- Ukrainë.

Kur, Rusia tashmë akuzon shqiptarët si mercenarë në Ukrainë, lojrat e opozitës ditën e Pavarësisë së Kosovës e nxjerrin faktorin shqiptar më vulnerabël dhe potencialisht më të përçarë, edhe pse qëndrimi perëndimor, në veçanti ai amerikan është më mbështetës se kurrë për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *