Ushtarët amerikanë mbikëqyrin kufirin Kosovë – Serbi në Jarinjë [foto]
Ushtarë të Ushtrisë amerikane janë vendosur në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, afër Jarinjës.
Kjo vendosje, sipas KFOR-it, po bëhet për të mbikëqyrur pikëkalim kufitar mes dy vendeve
“Ushtarët e Ushtrisë amerikane të trupës ‘Alfa’, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit të Kalorësisë Malore, patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinjë”, thotë KFOR-i në një postim në Facebook.
Më tej theksohet se mbledhja e informacioneve nga skautët ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme.
Rruga Press