Bota

Flakët në tragetin Greqi-Itali, pasagjeri: Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve

Njëri prej pasagjerëve të tragetit “Euroferry Olympia”, i cili u përfshi sot nga flakët tha se ka dëgjuar shpërthime edhe kur ata u evakuan. Për “Protothema”, ai shtoi se pas evakuimit u dëgjuan shpërthime të gomave të kamionëve dhe se flalët dilnin nga kuverta e jashtme.

Ai falenderoi punonjësit e ekuipazhit, të cilët arritën të reagonin në kohë për t’i shpëtuar pasagjerët në traget.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve. Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë”, deklaroi pasagjeri.

Deri tani janë identifikuar 278 nga 290 pasagjerë në tragetin e linjës Igumenicë-Brindisi.

Rruga Press

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *