KryesoreLajme

(Video) Kongresmeni amerikan: Ka ardhur koha që Kosova të marrë respektin dhe njohjen e plotë

Kongresmeni amerikan, nga demokratët, Ritchie Torres ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e Pavarësisë duke thënë se ka ardhur koha që Kosova të marrë respektin dhe njohjen e plotë të asaj që meriton një vend i pavarur.

Në videon e postuar në rrjetin social Twitter, Torres ka theksuar se SHBA-të i detyrohen miqësisë me Kosovën që të qëndrojnë të vendosur për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Ne i detyrohemi asaj miqësie, si dhe kauzës më të madhe të demokracisë, që të qëndrojmë të vendosur me Kosovën, pasi ajo kërkon njohje universale nga komuniteti ndërkombëtar dhe anëtarësim si në BE ashtu edhe në NATO. Ka ardhur koha që Kosova të marrë respektin dhe njohjen e plotë të asaj që meriton një vend i pavarur”, ka thënë Torres.

Torres në fjalim e tij ka thënë se Kosova ka ndërtuar një demokraci në zhvillim, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë.

“Me krenari qëndroj para jush për të festuar Pavarësinë e 14-të të Kosovës. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik në duart vrasëse të një prej diktatorëve më të këqij në shekullin e 20-të. Kosova ka ndërtuar një demokraci në zhvillim, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë. Në të vërtetë, SHBA-ja nuk ka mik më të madh në Evropën Juglindore se Kosova; dhe Kosova nuk duhet të ketë mik më të madh në botë se SHBA”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *