Rastet me Covid-19 janë ulur, Alimehmeti: Momenti të rishikohen masat
Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë se vendi ynë ndodhet në fazën ku heqja e masave anti-Covid mund të konsiderohet.
Alimehmeti argumenton mendimin e tij duke thënë se kurba e infektimeve në Shqipëri është në rënie dhe se kjo është një shenjë që tregon se masat anti-Covid duhen rishqyrtuar.
Ilir Alimehmeti:
Kurba ka qenë në rënie prej disa javësh. Më 23 janar patëm pikun e shtrimeve spitalore.
Sot kemi rënë nën shifrën 100 të shtruar në spital. Tendenca e trajektores është në rënie.
Presim që kjo rënie të vazhdojë. Në Shqipëri koeficienti “r” i kurbës në 1 shkurt ishte 0.55, numri më i ulët në historikun e vendit tonë. Koeficienti është në rënie, qartësisht jemi në momentin që mund të mbështetet heqja e masave.
Megjithatë, ka ende pacientë të shtruar në spital.
Ne na shqetëson edhe një i vetëm që humb jetën.
Rruga Press