BotaKryesore

Ukraina: Rusët kanë shkelur mbi 60 herë armëpushimin, gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se janë regjistruar 60 shkelje të armëpushimit nga separatistët në rajonin e Donbasit gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar plagosjen e një ushtari, sipas The Guardian.

Forcat pushtuese ruse vazhdojnë të injorojnë marrëveshjet e nënshkruara më 22 korrik 2020 në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit.

Lexo më shumë  Armenia drejt nisjes së procesit për anëtarësim në BE

Gjatë 24 orëve të fundit, më 17 shkurt, forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë shkeluar 60 herë armëpushimin, 43 prej të cilave duke përdorur armë, të cilat janë ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.

Të enjten në mëngjes, separatistët e mbështetur nga Rusia bombarduan një çerdhe, duke plagosur tre persona, në atë që liderët perëndimorë e cilësuan një “operacion me flamur të rremë”.

Lexo më shumë  Trump vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, Carney premton kundërpërgjigje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *