Lajme

Në protestë edhe fëmijët, banorët e “5 Majit” duan ‘ndihmën’ e ambasadores amerikane4

Banorët e 5 Majit u rikthyen në protestë para parlamentit. Këtë herë, ata me vete kishin marrë edhe fëmijët.

“I mora fëmijët sot për t’i treguar strofën e horrave që është ajo aty. Drejtohet nga parlamenti, do i tregoj se këta njerëz po prishin shtëpia familjarësh e po ndërtojnë kulla për veten e tyre”, shprehet një prej banorëve.

Njësoj si javën e kaluar, iu drejtuan ambasadës amerikane. Ambasadoren Yuri Kim e shohin si shpresën e vetme që shqetësimet e tyre të merren në konsideratë nga autoritetet.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë

“Më vjen turp, por i kërkoj ambasadores amerikane të na lidhë me pushtetarët tanë që të flasin me ne. Sa turp, por i them atyre pushtetarëve ejani uluni me popullin se ashtu si ju dërguam në pushtet ashtu do ju turpërojmë”.

Të shtunën e 19 shkurtit në orën 17:00 të pasdites, banorët paralajmëruar protestën e radhës në lagjen e tyre, 5 maji.

Lexo më shumë  FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *