Bota

I dërguari i SHBA në OKB thotë se Rusia po shkon pashmangshmërisht drejt pushtimit të Ukrainës

Rusia është duke lëvizur drejt një “pushtimi të pashmangshëm” të Ukrainës, ka pohuar i dërguari i SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara asaj që pritet të jetë një takim i nxehtë i këshillit të sigurisë të organizmit botëror për krizën në vazhdim.

Linda Thomas-Greenfield tha se i kishte kërkuar Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken që të merrte pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) për të demonstruar “angazhimin intensiv të Uashingtonit ndaj diplomacisë”.

Lexo më shumë  Irani në qendër të raportit të rëndë - Dënimi me vdekje përdoret si mjet shtypjeje politike

“Qëllimi ynë është të përcjellim peshën e situatës. Provat në terren janë se Rusia po shkon drejt një pushtimi të pashmangshëm. Ky është një moment vendimtar”, shkroi ajo në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiq po nxit tensione me “botën serbe”, synon ndikim përmes destabilizimit të rajonit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *