Bota

BBC: Tanket ruse u filmuan duke u vendosur në trena transportues

Pavarësisht skepticizmit të përhapur, ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se po tërhiqet nga kufiri.

Sipas BBC, tanket janë filmuar duke u ngarkuar në trena në pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes.

Zyrtarët thanë se tanket po transportoheshin larg kufirit me Ukrainën në bazat e tyre të përhershme pas kryerjes së stërvitjeve.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Pavarësisht se Rusia vazhdon të pretendojë se po tërheq më shumë trupa nga kufijtë me Ukrainën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka përsëritur komentet e tij të djeshme se ai beson se nuk ka ndodhur asnjë de-përshkallëzim.

“Përkundrazi, duket se Rusia po vazhdon vendosjen e saj ushtarake”, ka thënë Jens Stoltenberg.

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *