Bota

Sot tërhoqi trupat nga Krimea, Rusia frikëson sërish, dërgon bombardues në Detin Mesdhe

 Rusia ka dërguar avionët bombardues MiG-31K në bazën e saj ajrore në Siri. Avionët me raketa hipersonike Kinzhal dhe Tupolev Tu-22M do të kryejnë stërvitje në lindje të Detit Mesdhe. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, avionët luftarakë do të dërgohen në bazën ajrore të Hmeimit.

Në dy ditët e fundit, Moska ka tërhequr disa njësi ushtarake nga kufiri jugor dhe lindor me Ukrainën si dhe disa forca të armatosura nga rajoni i aneksuar i Krimesë. Megjithatë, Perëndimi ka kërkuar prova vizuale për t’u vërtetuar pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Në 20 janar, Moska konfirmoi se do të angazhojë të gjitha flotat e saj detare në Oqeanin Paqësor dhe Atlantik së bashku me 10 mijë ushtarë dhe 140 anije lufte në kuadër të një programi madhor stërvitor ushtarak.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Merz: Një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga Evropa në Ukrainë do të sjell paqen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *