Bota

Britania kërcënon Rusinë me sanksione,Lavrov: Do kundërpërgjigjemi, nuk do jemi indiferentë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov paralajmëroi se vendi i tij do të kundërpërgjigjet ndaj Britanisë së Madhe nëse kjo e fundit zbaton sanksione ndaj Moskës. Shefi i diplomacisë së Moskës konfirmoi se nëse Londra do zbatojë penalizimet ndaj zyrtarëve dhe autoriteteve ruse, edhe qeveria e parlamenti i Rusisë nuk do të rrinë indifirentë. Ai shpreson që vendet e tjera të Perëndimit të sillen në mënyrë më të përgjegjshme se Britania.

“Nëse ky ligj merr fuqi, nuk kam dyshime se parlamenti ynë ka të gjitha arsyet e nevojshme për të aprovuar ligje ekuivalente për të goditur ata që duan të ndërtojnë karrierën e tyre politike dhe të ngrihen në detyrë nëpërmjet popullaritetit të rusofobisë. Shpresoj që vendet e tjera të Perëndimit janë aktorë më të përgjegjshëm dhe se do të shikojnë përtej përpjekjeve për të provokuar një tjetër valë sanksionesh lufte. Në çdo rast, theksoj se qeveria dhe parlamenti rus nuk do të rrinë indiferentë ndaj trukeve të Perëndimit”, bëri me dije Lavrov.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Dje kryeministri anglez Boris Johnson paralajmëroi sërish Rusinë se do të pësojë sanksione nëse sulmon Ukrainën. Deklaratën, ai e bëri pas mbledhjes së shtabit të emergjencës së qeverisë britanike. Në datën 10 shkurt, Zyra e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar miratoi amendimet në ligjin për sanksionet ndaj Moskës duke përfshirë jo vetëm industrinë kimike, financat, energjinë, por dhe mediat dhe teknologjinë e informacionit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *