Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë, reagon Dodik
Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, të martën e uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Komshiq në urimin e tij tha se Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova ndajnë prioritetet e përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Evropian.
E ndaj këtij urimi ka reaguar anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Urime për shtetin e rrejshëm nga anëtari i rrejshëm i i Presidencës, me një gënjeshtër se e bën këtë në emër të Bosnjë-Hercvegovinës. Një mashtrues dhe manipulues i vogël, nuk mund ndryshe të bëjë pos me provokim. Komshiq demonstroi arritjet e tij kur bëhet fjalë për jetesën e përbashkët në Bosnjë-Hercegovinë”, ka thënë Dodik për “Srna”.
Rruga Press