Lajme

Bursa e energjisë, Shqipëria dhe Kosova do të kenë platformën e përbashkët brenda vitit

Pas shumë vitesh pritjeje, Shqipëria dhe Kosova do të kenë së shpejti bursën e përbashkët të energjisë.

Pas përzgjedhjes së platformës së tregtimit këtë muaj, e cila do të ofrohet nga një konsorcium grek i përbërë nga tre kompani, procesi pritet të konkretizohet brenda këtij viti.

Por, si do të ndikojë ngritja e bursës në tregun energjetik në vend, i cili është në proces transformimi, dhe a do të kenë bizneset që dolën në tregun e lirë çmime më të favorshme? Lorenc Gordani, ekspert i tregut të energjisë, shprehet për A2 CNN: “Sigurisht që po, sepse kemi 7500 biznese që do t’i drejtohen tregut të lirë. Madje, javën e fundit kemi pasur plotësimin edhe me kontratën e cilësisë së furnizimit, që do të sjellë furnizim me standarde europiane”.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Shqipëria dhe Kosova janë aktualisht dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë një bursë energjie tërësisht funksionale./a2news.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *