Lajme

Mbretëresha Elizabeth uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, i ka dërguar telegram urimi presidents së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Mbretëresha në letër ka uruar popullin e Kosovës.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ndërkaq Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *