KryesoreLajme

Komshiqi i Bosnjës uron Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë: Vetëm bashkë mund të arrijmë qëllimet tona

Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës ndajnë prioritete të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, shkruan Oslobodenje.

Komshiq tha se dy vendet kanë synime të përbashkëta në rrugën drejt suksesit.

Lexo më shumë  Serbia rrëshqet edhe më shumë drejt Rusisë, synon ta hartojë ligjin e modeluar nga Putini për “agjentët e huaj”

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ju uroj festën e Pavarësisë. Të inkurajuar dhe të kënaqur nga përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, jemi të bindur se rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jenë të një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Komshiqi.

Lexo më shumë  Gërvalla në takim me kongresistin amerikan, Self: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Ai ka shtuar se vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera, dy vendet mund të arrijnë qëllimin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *