BotaKryesore

NATO: Tërheqja e trupave ruse nuk tregon shenja të uljes së tensioneve

Pavarësisht se Rusia ka tërhequr një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, një pjesë  e mirë e tyre do të mbeten atje të paktën deri në 20 shkurt.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se stërvitja e forcave të ushtrisë ruse me ato bjelloruse do të vijojnë deri në këtë datë, edhe pse disa regjimente kanë përfunduar sipas tij stërvitjen dhe tashmë janë duke u larguar nga kufiri ukrainas.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Pas veprimit të Moskës, ka reaguar Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili tha  përpara gazetarëve në Bruksel, se tërheqja e një pjesë të trupave ruse nuk tregon shenja të de-përshkallëzimit të situatës deri më tani.

Por sipas tij, sinjalet nga Moska për rritjen e përpjekjeve diplomatike tregojnë se ka shpresë për optimizëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *