Sport

Tension i lartë, Perez-Al-Khelaifi, dështoi darka zyrtare, shkak bëhet “gjeli” më i famshëm

Mes PSG dhe Real Madrid nuk ka paqe, por luftë totale, përpara sfidës së vlefshme për 1/8 e Champions League, në program për tu zhvilluar sot në mbrëmje në “Parkun e Princave”.

Siç ndodh gjithnjë në sfida të tillë, në program parashikohet edhe një darkë zyrtare, gjithçka ishte parashikuar të ndodhte të hënën në një nga restorantet më të famshme në Francë, Guy Savov, i shpallur restoranti më i mirë në botë për 2020, por një darkë e tillë nuk ndodhi kurrë, e gjitha kjo për shkak të Kylian Mbappe por dhe projektit të Super League që dështoi kohë më parë dhe që solli një përplasje totale mes dy klubeve.

Mes dy presidentëve, Perez dhe Al-Khelaifi nuk ka paqe, por një krisje totale. Sheiku i PSG nuk e ka pritur mirë mënyrën se si Perez zhvilloi bisedimet me Mbappe për ta transferuar në Madrid, madje gjatë verës shpërfilli dhe një ofertë prej 200 milionë euro. Dështimi i kësaj mbrëmje bëri xhiron në Francë ndërsa gjeti konfirmime edhe në Spanjë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *