KryesoreLajme

VIDEO/ Kullat zëvendësojnë monumentet e kulturës dhe komplekset sportive

Tirana është shndërruar së fundmi në një kantier ndërtimi ku mbizotërojnë objektet e luksit sidomos në zonën e qendrës.

Çdo ditë e më shumë Tiranës i shtohen kullat e reja pasi kryebashkiaku Erion Veliaj po betonizon kryeqytetin madje edhe fushën e sportit tek zona e “21 dhjetorit”.

Kompleksi sportiv ndodhet pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ku nga 8900 m2 vetëm 2300 m2 do jetë hapësirë e gjelbër pjesa tjetër do të betonizohet. Në këtë hapësirë do të ndërtohen kulla deri në 11 kate. Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndërtim ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2. Sipas këtij dokumenti kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që ky komples të zëvendësohet me kulla.

Siç mund ta shohim nga pamjet e “Fax News”, hapësira e këtij kompleksi është lënë në gjendje të keqe dhe jashtë kamerave qytetaret pohojnë se është lënë ne mënyrë të qëllimtë të degradohet kështu. Pas pak muajsh ky kompleks sportiv do të ketë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt për të rinjtë pasi çdo gjë tjetër do të betonizohet.

Shembet vila që ishte shpallur “Monument Kulture”.
Gjithashtu më datën 7 janar është shembur një tjetër vilë historike në kryeqytet e cila ndodhet në “Rrugën e Barrikadave”. Kjo vilë kishte marrë statusin “Monument Kulture” në vitin 2016 por e ka humbur këtë status pikërisht 3 vite më vonë për ti hapur rrugë ndërtimit të një pallati 17 katësh ku 3 kate janë planifikuar për të qenë në nëntokë.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Me 25 janar të 2018 Ministrja Mirela kumbaro firmosi në një dokument t vetëm heqjen e statusit për 5 vila të tjera që ishin “Monument kulture i kategorisë së dytë” Shembja e kësaj vile e çon ne 18 numrin e godinave të cilat janë shembur 5 vitet e fundit.

Nga vëzhgimi që Fax News ka bërë në terren rezulton se ndërtimet po bëhen dhe në ato vende të cilat presupozohen të jenë hapësirë publike duke i marrë kështu dhe hapësirat e gjelbërta kryeqytetit.

Ish Hotel Dajti
Në krah të ish hotel Dajtit pikërisht në mes të bulevardit dëshmorët e Kombit ka hedhur shtat ndërtimi i një tjetër godine. Një ndërtesë shumëfuksnionale që do të shërbejë si qendër tregtare me zyra dhe ambiente banimi. Godina do të jetë 12 kate dhe do të shtrihet një gjerësi që mbush hapësirën ndërmjet hotel Dajtit dhe Katedrales dhe do të rrisë më tej ofertën për banesa luksi dhe hapësira tregtare ne kryeqytet.

Godina do të vendoset në mesin e disa objekteve tradicionalë në një nga zonat kryesore të kryeqytetit, e kufizuar nga galeria Kombëtare e Arteve, ish hotel Dajtit dhe godinave mbretërore.

Me këtë vrull ndërtimesh, në pak vite, Tirana do të ketë shumë hapësira të lira luksi për t’u ofruar blerësve, në një vend që ende renditet ndër të fundit në Europë për sa u përket të ardhurave për frymë dhe i 106-i në botë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Arkitektja Doriana Musai tha se Tirana vitet e fundit ka humbur identitetin prej godinave të larta të ndërtuara në kryeqytet.

“Kontakti me Tiranën është 20 viteve më parë nuk e njoh Tiranën e viteve 2000. Ka humbur kontakti me Tiranën që ka filluar të bëhet mbytëse, jo vetëm ajri por edhe mjedisi pasi kryeqyteti po zhvillohet në lartësi. Ndërtesat e larta janë model i ri qyteti që ka si qëllim të shfrytëzojë sa më shumë tokën dhe banesat të ngrihen në lartësi. Duhet të kemi më shumë hapësira të gjelbërta. Në Tiranë po zhduket dielli pasi kemi banesa të reja që projektohen dhe ndërtohen pa diell. Edhe pejsazhi i qytetit është i prishur. Vilat dhe shtëpitë e vogla po zëvendësohen nga pallatet e larta. Është shkatërruar arqipelaku i urbanizimit të Tiranës. Sarajet është objekt i 1800 ka një tipologji me influenca austriake zona e vjetër e Tiranës , cdo ditë po shohim që këto godina po zëvendësohen nga pallatet e larta”, tha Musai.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *