Bota

Izraeli ndalon terapitë për ‘shërimin’ e homoseksualitetit

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit.

Ky vendim do të zbatohet që sot.

Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë shton presionin mbi Kolumbinë për shkak të bosit serb të drogës, Trump kërkon ekstradimin e tij

“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz, raporton The Times of Israel.

Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT+, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.

Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit.

Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen.

Lexo më shumë  Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë për shëndetësinë nga “Pandemic Fund”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *