Lajme

174 punonjës shteti të përfshirë në kultivimin e kanabisit

Shtëpitë e barit në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ku për prëfshirje janë akuzuar edhe 174 punonjës shteti.

Rasti i fundit u zbulua në fshatin Ndroq pak ditë më parë. Krahas kultivuesve të kanabisit, nën akuzë po vihen edhe punonjës të OSHEE dhe zyrtarë lokalë.

Në një shtëpi të veçuar, të dhënë me qira në fshatin Ndoq, OSHEE, kishte konstatuar humbje te energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Por punonjësit e zonës nuk kishin verifikuar e as ndërprerë  lidhjen e paligjshme që furnizonte me energji llambat për rritjen e kanabisit.

Pas dy ditësh në burg, Gjykata la në “arrest shtëpie” elektricistin e zonës dhe faturistin.

Sa i takon kultivimit të kanabisit në tokë të hapur, vitin që lamë pas janë konstatuar rreth 750 raste.

Veç kultivuesve nën akuzë për shpërdorim detyre dhe mos kallëzim krimi, kanë përfunduar edhe 174 punonjës të administratës shtetërore dhe vendore.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Punonjës shteti nën akuzë për kanabisin:

  • 38 punonjës të OSHEE
  • 13 administratorë vendorë
  • 46 punonjës të pyjeve
  • 77 kryepleq fshatrash

Policia thotë se llampat e fuqishme për mbjelljen e kanabisit sigurohen në Kinë, ndërsa investitorët kryesisht e kanë kryer këtë aktivitet të paligjshëm edhe jashtë vendit.

Krahas Britanisë së madhe, grupe shqiptarësh që kultivojnë kanabis po kthehen në problem edhe për policinë spanjolle.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *