Zelensky: Ukraina do të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në NATO
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në NATO përkundër kundërshtimit nga Rusia dhe skepticizmit të disa prej liderëve perëndimorë.
Në konferencën e përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz të hënën, Zelensky, ka thënë se “shumë gazetarë dhe liderë po lënë pak të kuptojë Ukrainën se është e mundur të mos rrezikohet, që të mos ngrihet në mënyrë të vazhdueshme çështja e anëtarësimit të ardhshëm në aleancë, pasi ka rreziqe të asocuar me reagimin e Federatës Ruse. Mirëpo, unë besoj se duhet të ecim në rrugën që kemi zgjedhur”.
Këto deklarime kanë ardhur pasi ambasadori i Ukrainës në Britani të Madhe u tërhoq nga komentet e mëparshme që kishte bërë për BBC, në të cilat tha se Ukraina është e gatshme të jetë më fleksibile në ambiciet e saj për t’iu bashkuar NATO-s.
Rruga Press