Lajme

Ndryshon procedura për emërimin e drejtuesve në shkolla, kushtet e reja!

Ministrja Evis Kushi ka firmosur dy udhëzime që rregullojnë procedurën e rekrutimit të tyre, uljen në detyrë e deri te pezullimi nga puna.

DREJTORËT

Çdo drejtues shkolle duhet të punojë në dy drejtime: rritjen e performancës së institucionit që drejton, sikundër edhe të figurës së tij, pasi çdo vit do i nënshtrohet një vlerësimi. Nuk ka detaje mbi mënyrën se si do të matet performanca nga Zyra Vendore Arsimore, por një gjë është e qartë. Një punë jo e kënaqshme, gjë që ha diskutim, ndëshkohet me ulje në detyrë.

“Drejtori i IPAP-së i nënshtrohet procedurën së vlerësimit vjetor të performancës, nga ana e ZVAP-së. Në rast se pas vlerësimit vjetor, drejtori rezulton me performancë jo të kënaqshme, ndaj tij merret masa disiplinore e uljes në detyrë nga DRAP-ja dhe kalim në pozicionin e punës si mësues në profilin e tij, brenda të njëjtit institucion arsimor ose në institucionin arsimor më të afërt brenda së njëjtës ZVAP”, citohet në udhëzimin nr.2, datë 09.02.2022 të Ministrisë së Arsimit.

Penalizues është edhe rezultati i dijeve të marra në përfundim të Shkollës së Drejtorëve. Nëse drejtuesi nuk pranohet për ta kryer atë (kur nuk plotëson kushtet) apo nuk certifikohet deri në dy testime të njëpasnjëshme në fund të trajnimit, duhet të japë dorëheqjen.

Lexo më shumë  Doracakët për edukimin seksual – LVV – Abdixhikut: E keni goditur veten, kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Por, nuk mjafton vetëm trajnimi në shkollën e drejtorëve për të mbajtur postin apo për t’u bërë drejtor. Një mësues, duhet të gëzojë së paku shkallën e tretë të kualifikimit, provim në të cilin duhet të jetë vlerësuar me minimalisht “mirë”.

NËNDREJTORËT

Nëse deri vonë, ishin drejtuesit e shkollës ata që vlerësonin një mësues për t’u pranuar në punë, tanimë ndodh e kundërta. Është pikërisht një mësues, me përvojën më të gjatë në arsim, drejtues i Komisionit të Posaçëm që vendos nëse dikush duhet të punojë si nr.2 i shkollës, nëndrejtor. Pas gati dhjetë vitesh, Ministria e Arsimit ka vënë dorë në udhëzim, duke ndryshuar katërçipërisht mënyrën e rekrutimit të nëndrejtorëve në shkolla.

Lexo më shumë  Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE e NATO

Ata nuk do të caktohen më nga një person i vetëm, drejtori, por një komision që shqyrton dhe vlerëson dokumentacionin e aplikimit të kandidatëve për një vend pune të shpallur. Komisioni përbëhet nga pesë persona: kryetar i Bordit të Shkollës, i Këshillit të Prindërve, një përfaqësues nga zyra arsimore dhe dy mësues, njëri prej të cilëve kryeson.

Kandidatët për nëndrejtorë shkolle i nënshtrohen një interviste me gojë mbi aftësitë menaxheriale, duke u vlerësuar me pikë nga 1-10 nga secili anëtar. E vetmja gjë që bën drejtori është që emrin e vlerësuar me më tepër pikë ta paraqesë para Këshillit të Mësuesve duke marrë pëlqimin e tij dhe ta shpallë. Pas emërimit, i vetmi kusht është që nëndrejtori të mos bëjë pjesë në forumet drejtuese të partive politike.

Nëse kjo konstatohet, drejtori i shkollës ka të drejtë ta shkarkojë. Edhe nëndrejtori i nënshtrohet filtrit të vlerësimit vjetor, duke u ndëshkuar me ulje në detyrë në pozicionin ku ka qenë si mësues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *