KryesoreLajme

Prag lufte, Ministria e Jashtme: Shqiptarë, largohuni nga Ukraina!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kërkuar nga të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Ukrainë që të largohen sa më parë nga vendi, kjo për shkak se nga momenti në moment rrezikohet që të nisë lufta me Rusinë. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë, janë shpërndarë edhe dy numra telefoni për të gjithë në mënyrë që të informohen lidhur me mundësitë për t’u larguar nga vendi. 

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.  Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al. Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme,“-thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *