Bota

Spanjë, në 48 orët e fundit kanë mbërritur 451 migrantë

Në 48 orët e fundit, 451 migrantë të paregjistruar kanë mbërritur nga brigjet e Afrikës në brigjet e Spanjës, ndër të cilët 380 kanë ardhur në Ishujt Kanarie.

Ishujt Kanarie kanë qenë ndër rrugët më të njohura të migrantëve nga Afrika e Veriut në Spanjë në 3 vitet e fundit ndërsa fillimi i vitit 2022 nuk bën përjashtim.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Administrata në Ishujt Kanarie si dhe organizatat joqeveritare që kanë aktivitet në atë zonë, bënë të ditur se dje kanë mbërritur 158 migrantë me shtatë varka, ndërsa sot 222.

Në mesin e migrantëve me origjinë afrikane që kanë arritur në brigjet spanjolle, 52 janë gra dhe 15 të mitur. Disa persona janë dërguar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetëm në janar, rreth 3.000 migrantë arritën në brigjet e Ishujve Kanarie.

Përveç kësaj, në brigjet e qytetit Almeria, në jug të Spanjës, dje zbarkuan 57 migrantë ndërsa sot në brigjet e ishujve Baleare 14 migrantë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *